Veliaj “ironizon” protestën: Kjo ndodh kur shikon shumë “Game of Thrones”
11 maj 2019
| 21:15
Për protestën e opozitës ka reaguar edhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa ka postuar një foto ku gjatë fjalës së Bashës protestuesit hedhin molotov, Veliaj ka ironizuar duke shkruar: “Kjo ndodh kur shikon shumë episode “Game of Thrones” dhe e vetmja alternativë qeverisëse të duket zjarri i dragoit”.
Veliaj nënvizon se Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj dhe se puna e jo dhuna do të triumfojë: “Nisen si të dhunshëm, përfunduan si telendarë! Tirana nuk thyhet nga një stan me lepuj! Puna, jo dhuna; e drejta, jo e liga; e mira, jo rrugaçëria – kjo triumfon./TCh