Veliaj kundërshton provat e reja të SPAK-ut: Jeni marrë me telefonatat e mia me djalin dhe familjen

12 mars 2025 | 15:56

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kundërshtuar provat e reja të SPAK-ut, siç janë përgjimet.

Sipas tij, Prokuroria e Posaçme ka përgjuar për një muaj bisedat e tij familjare.

Veliaj, i ka kundërshtuar pretendimet e prokurorëve, ndërsa burimet thonë se ka deklaruar para trupës gjykuese se nuk ka asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut, shkruan TopChannel transmeton Klankosova.tv

“Keni sjellë “prova të reja”, kërkoj të sillni kamerat dhe kjo seancë të jetë e hapur për median. Silllni mediat që t’i deklaroj publikisht edhe para tyre përgjimet e kryera ndaj meje. Nuk kam asnjë sekret në bisedat e telefonike me familjarët e mi nga kabina burgut. Më izoluat 1 muaj në burg që të gjenit “prova të reja. Saliu e ofendoi SPAK dhe e akuzoi si organizatë kriminale, çfarë e gjeti? Pse nuk u konsideruan prova të reja sulmet e Berishës ndaj SPAK?”, ka thënë Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shtetet e Bashkuara kanë rifilluar dërgimin e ndihmave ushtarake në…