Veliaj: Kur PS-ja është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë

10 shtator 2020 | 22:57

Kryetari i Bashkisë se Tiranës, Erion Veliaj ka thënë se fokusi i Partisë Socialiste është puna dhe sesi ta çojë edhe më tej transformimin e Tiranës dhe Shqipërisë.

Duke folur në Fressh Voice, Veliaj ka theksuar se ndryshe nga kundërshtarët, PS-ja e sheh fitoren e mandatit të tretë tek puna, se vetëm puna flet më shumë se fjala.

“Po nuk zbritëm në fushë, jemi si ata tifozët që rrinë në tribunë, thonë si bëhet goli, por nuk kanë gjuajtur top me këmbë, thonë si luhet në skuadër, por nuk kanë dhënë kurrë një pas, për të treguar se besojnë te skuadra. Ne nuk jemi si ata”.

“Ne nuk jemi nga ata që vetëm ankohen, qe kërkojnë birra falas, një kafe falas, por ne i fitojmë gjërat me punë. Fitoren tonë të tretë, do ta fitojmë me punë, se vetëm puna flet më shumë se fjala. Jetojmë në një situatë ku kudo ku kthejmë kokën ka mllef, ka helm, ka pengesa, ka stërkëmbësha, por misioni ynë është që të jemi ilaç, misioni është që të kurojmë, misioni ynë që të pajtojmë, misioni ynë që të bashkojmë”.

“Boll përçarje ka! Imagjinoni, të rinjtë e forcës tjetër, që është dy herë më pak se e jona, janë duke diskutuar nëse një plak 80 vjeçar duhet të vazhdojë të shkojë në parlament, pasi i ka bërë kaq shumë fatkeqësi Shqipërisë. Imagjinoni ku është iniveli i debatit të tyre. Niveli i debatit tonë është siç bëmë liqenin këtu, të bëjmë liqenin e Farkës, siç bëmë Amfiteatrin këtu, të bëjmë amfiteatrin te Universiteti Bujqësor. Kjo është puna, e jo si të kthejmë një plak 80-vjeçar prape në parlament. Kur PS-ja është e fortë, edhe Shqipëria është e fortë”, ka deklaruar Veliaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjiganti teknologjik, Microsoft ka thënë se hakerët e lidhur me…