Veliaj nderon Ali Ahmetin, në shenjë mirënjohjeje ia dhuron simbolin e Kullës së Sahatit

11 dhjetor 2024 | 14:52

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka pritur në takim liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Në këtë takimin, ai e ka nderuar liderin e shqiptarëve të Maqedonisë duke ia dhuruar simbolin e Kullës së Sahatit.

Veliaj ka treguar se çka kanë diskutuar në këtë takim.

“Pata kënaqësinë të pres mikun tonë, Ali Ahmetin, qytetar nderi i Tiranës, dhe t’i dhuroja simbolin e Kullës së Sahatit, në shenjë mirënjohjeje. 🙏🏻 Diskutuam mbi rëndësinë e respektimit së të drejtave të shqiptarëve, si themel për paqen dhe progresin në Maqedoninë e Veriut”, ka shkruar Veliaj në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka pritur në takim zëvendëskryeministrin,…