Veliaj përballë gjyqtarit që burgosi ish-ministrin e Brendshëm të Shqipërisë

11 mars 2025 | 14:46

Erion Veliaj ka dalë sot para trupës gjykuese të Apelit të Gjykatës së Posaçme, për të kërkuar zbutjen e masës së dhënë ndaj tij, atë të arrestit me burg, ndërsa rreth orës 9:40 ka mbërritur nga paraburgimi i Durrësit në ambientet e Gjykatës.

Kryebashkiaku i Tiranës, që vazhdimisht e ka cilësuar arrestimin e tij si të paligjshëm dhe ndaj prokurorit të çështjes ka hedhur akuza, sot prej orës 10:00 ndodhet në seancën që do të drejtohet nga gjyqtari Engert Pëllumbi.

Ky i fundit është gjyqtari që dënoi me burg ish-ministrin Saimir Tahiri, ndërsa u zgjodh me short për të gjykuar edhe çështjen e Veliajt, pasi gjyqtarja Ilirjana Olldashi ndodhet me raport për shkak të problemeve shëndetësore.

Masën e kanë ankimuar edhe 4 nga 6 biznesmenët e akuzuar për korrupsion në këtë çështje, Meriman Palushi, Shkëlqim Fusha, Gentian Sula, aktualisht nën masën “detyrim paraqitje”, ndërsa biznesmeni Elman Abdule, i arrestuar, kërkon një masë më të butë se paraburgimi. Ndërkohë biznesmenët Sokol Kryeziu dhe Fatmir Bektashi nuk e kanë ankimuar vendimin e Gjyktës së Posaçme, “detyrim paraqitje”.

Veliaj akuzohet për veprat penale “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”, të kryer në bashkëpunim me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, e cila po hetohet në masë detyrim paraqitje, edhe për mosdeklarim pasurie./TopChannel

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Arben Fetahu…