Veliaj reagon për nxjerrjen e FRD-së nga zyrat: Përplasja me Metën do të hyjë në histori
12 mars 2021
| 14:24
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj , ka folur për “ABC” për nxjerrjen e FRD-së nga zyrat e saj.
Gjatë intervistës me gazetaren Juli Xhokaxhi, Veliaj ka thënë se pronat e Bashkisë janë liruar nga kushdo dhe se policia po bën detyrën e saj.
“Përplasja me Presidentin do të hyjë në histori si degradim i institucioneve”, ka thënë Veliaj.
Incidenti ka ndodhur ditën e sotme në zyrat e FRD-së pasi është kërkuar lirimi i zyrave.
Presidenti Ilir Meta, i cili ka shkruar në ambientet e kësaj force politike pati përplasje me Policinë Bashkiake. Meta ka kërkuar largimin e policisë pasi e ka konsideruar shkelje të ligjit nxjerrjen jashtë të kësaj partie.