Veliaj reagon sërish: Prokurori i trajton ‘Facebook’-un dhe ‘Instagram’-in si skenë krimi

02 mars 2025 | 17:17

Pavarësisht se në qeli, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka vazhduar të reagojë në rrjetet sociale.

Këtë të diel është ndalur të një tjetër “padrejtësi” siç e ka konsideruar ai.

Veliaj ka thënë se akuzohet lidhur me faqen e “Facebook”-ut dhe “Instagram”-it të tij, pasi sipas kryebashkiakut, prokurori i trajton ato si skenë krimi.

“Domethënë, akuzohem se në ‘Facebook’-un dhe ‘Instagram’-in tim janë publikuar fotot e shfaqjeve të Preljocajt, të cilin këta vetë e pranojnë se e drejtonte projektin dhe jo familjarë të mitë”, ka shkruar Veliaj.

Ndër të tjera ai sqaron se çdo kryetar bashkie poston aktivitete kulturore dhe artistike të qytetit sa më shumë mundet për të informuar publikun.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kampioni në fuqi i Turqisë, Galatasaray është ndalur me barazim,…