Veliaj, Sali Berishës: Humbës idhnak, sill numëruesit dhe përballu me verdiktin e popullit

23 korrik 2023 | 23:32

Drejtuesi politik i qarkut të Tiranës Erion Veliaj i ka bërë thirrje opozitës që të çojë numëruesit e votave në Rrogozhinë.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj nënvizon se ka qëndruar larg terrenit e qendrave të votimit sot në Rrogozhinë për të evituar çdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore.

“Dhe pse drejtues politik i PS per qarkun Tirane, kam qendruar larg terrenit e qendrave te votimit sot ne Rrogozhine per te evituar cdo keqkuptim e respektuar heshtjen zgjedhore!

Por tani qe ka 4 ore qe kutite presin te numerohen, Saliu dhe salinjte lokale duhet te sillen si te rritur, e te perballen me verdiktin e popullit te cilin e ftuan gjithe diten te shprehet kunder te majtes, kunder zhvillimit e kunder perendimit! Shoku Sali – me mire nje fund i tmerrshem, se nje tmerr pafund!

Sill numeruesit e vazhdo mbaj peng te tute, por jo nje qytet te tere si nje humbes idhnak toksik!”, shkruan Veliaj në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Elton Peçi, mjeku Obstetër-Gjinekolog ka folur rreth nënës surrogate dhe…