
Veliaj shkruan sërish nga burgu: Se di pse jam këtu prej një jave, nuk di as kush më akuzon
19 shkurt 2025
| 14:49
Kryetari i arrestuar i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, ka bërë sërish një reagim në rrjetet sociale për hetimin që po zhvillohet ndaj tij, duke thënë se ai as nuk e di pse gjendet në burg prej një jave dhe as nuk e di se kush e akuzon.
“Heroi i telenovelës time, Nesti Angoni, nuk ekziston, ndërsa Ols Dado ekziston, por në faqen e parë të dosjes sime ka shkruar ‘i dënuar’. Nga ana tjetër, Erjon Kasapi, gjykatës i thënçin, ka konkluduar përpara se sa të shfaqesha në derën e thertores së tij, se unë ‘nuk po shfaq pendesë’”, ka shkruar Veliaj.
Postimi i plotë: