Veliaj takim me KOK-un: Kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke në disa disiplina sportive
02 gusht 2021
| 12:21
Veliaj takim me Komitetin Olimpik të Kosovës: Kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke në disa disiplina sportive
Shqipëria dhe Kosova do të bashkojnë forcat në disiplina të ndryshime sportive për të arritur rezultate të larta.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj deklaron se shumë shpejt do të ketë një kalendar të përbashkët trajnimesh e ndihme reciproke në xhudo, peshëngritje, gjimnastikë e atletikë.
“Shumë kënaqësi takimi me kolegët e Komitetit Olimpik të Kosovës në Olympics. Së shpejti një kalendar i përbashkët trajnimesh e ndihmë reciproke – në xhudo dhe në peshëngritje, gjimnastikë e atletikë!”, ka shkruar Veliaj.
View this post on Instagram