Veliaj: Vëzhguesit e Këshillit të Europës nuk janë tërhequr
27 qershor 2019
| 08:29
Erion Veliaj, kandidati socialist për Bashkinë e Tiranës, dhe kryebashkiaku në detyrë, ka sqaruar nga Dajti edhe lajmin për tërheqjen e vëzhguesve të Këshillit të Europës.
“Ishte një nga 40 organizata të cilat thoshin se kemi marrë raportime për dhunë, dhe nuk ishte Keshilli, por është një organizatë vullnetare në kongresin e Këshillit të Europës. Brenda kësaj trupe kishin marrë informacione nga Voltana”, ka thënë Veliaj.
Veliaj ka shtuar se më 30 qershor, vëzhguesit e Këshillit të Europës do të jenë në Tiranë prezent.
“Dua t’ju them pasi fola për përfaqësuesit e kongresit dhe u thashë se nuk jemi të dhunshëm, Këshilli i Kongresit të Europës do të jetë këtë javë në Tiranë”, ka deklaruar Veliaj, transmeton “TCh”.