
Veliu dhe ambasadori italian bisedojnë për vazhdimin e bashkëpunimit Kosovë-Itali
12 nëntor 2020
| 12:22
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur në takim ambasadorin e Italisë në Kosovë, Nicola Orlando.
Në këtë takim është biseduar për organizimin e vizitës që do të zhvillojmë gjatë këtyre ditëve në Itali, me qëllim të nënshkrimit të marrëveshjes së bashkëpunimit policor mes dy vendeve.
Në njoftimin e MPB-së është thënë se Veliu ka vlerësuar lart punën e Italisë dhe përkrahjes së vazhdueshme që ka ofruar për institucionet e Kosovës.
Të dy bashkëbiseduesit kanë shprehur gatishmërinë për vazhdim të bashkëpunimit edhe në fushat e tjera me interes të dyanshëm.