![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/10/Capture-20.jpg)
Veliu dhe Selimi diskutuan për rekomandimet në procesin e rishikimit funksional të sundimit të ligjit
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim ministrin e Drejtësisë, Selim Selimi, me të cilin diskutuan për rekomandimet që kanë dalë gjatë procesit të rishikimit funksional për sektorin e sundimit të ligjit (RFSSL).
Në bazë të këtij rishikimi janë vënë në pah rekomandimet që ndërlidhen me integritetin e policisë dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
Faza e ardhshme e RFSSL-së, do të jetë hartimi i Strategjisë për Rishikimin Funksional të sektorit të sundimit të ligjit 2020-2025, strategji kjo e cila do të bazohet ekskluzivisht mbi temat e trajtuara gjatë fazës së rishikimit dhe rekomandimet e dala nga dokumentet e politikave.
Selimi ka theksuar se rekomandimet do të ndahen në 4 kategori: sigurimi dhe pensionimi i policisë, integriteti i policisë, llogaridhënia e policisë dhe kapacitetet e policisë.
Veliu ka theksuar se disa sa nga këto rekomandime veç janë zbatuar, apo janë në proces të zbatimit.