Veliu emëron koordinatorët nacionalë në kuadër të MPB-së

21 shtator 2020 | 16:23

Agim Veliu ka bërë me dije se në bazë të kompetencave dhe përgjegjësive si ministër i Punëve të Brendshme, sot ka emëruar në cilësinë e koordinatorëve nacional, zëvendësministrat e Ministrisë së Punëve të Brendshme për strategjitë e përcaktuara:

Agron Bacaj – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:
– Koordinatorit Nacional kundër krimit të organizuar,
– Koordinatorit Nacional për parandalimin e krimit dhe
– Koordinatorit Nacional për kontrollin e armëve të vogla, të lehta dhe eksplozivëve

Zafir Berisha – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:
– Koordinatorit Nacional për Siguri Kibernetike, dhe
– Koordinatorit Nacional për Menaxhimin e Emergjencave.

Milan Radojeviq – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:
– Koordinatorit Nacional kundër narkotikëve;
– Koordinatorit Nacional për siguri në bashkësi, dhe
– Koordinatorit Nacional kundër trafikimit me njerëz.

Yildiray Bajram – autorizohet të ushtroj detyrat dhe përgjegjësitë e:
– Koordinatorit Nacional për Menaxhim të Integruar të Kufirit;
– Kordinatorit Nacional për Riintegrim, dhe
Riatdhesim të Personave dhe të Koordinatorit Nacional për Migrim.

(F.D / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri dhe analisti, Erdin Hashani, ka komentuar javën e parë…