Veliu flet për çështjen e koalicionit LV-LDK
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, është deklaruar lidhur me mundësinë e arritjes së marrëveshjes së koalicionit qeverisës me Lëvizjen Vetëvendosje.
Duke komentuar takimin e sotëm që pritet të ndodhë në mes të dy liderëve partiakë, Albin Kurti dhe Isa Mustafa, Veliu ka thënë se disa dallime programore janë tejkaluar.
“Bisedimet janë duke u zhvilluar. Disa dallime programore janë tejkaluar, tash të shohim çështjet tjera që kanë mbetur. Janë çështje që do të bisedohen prej sot e tutje”, ka thënë Veliu pas homazheve të varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.
Veliu ka folur edhe për liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, në raport me figurën e ish-presidentit Ibrahim Rugova, me ç’rast ka thënë se i mbetet secilit të vendosë për vete për nderimin e figurës së Rugovës.