Veliu flet për gjendjen e komunave pas reshjeve të shiut dhe borës

08 janar 2021 | 14:30

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka thënë se bazuar në vlerësimin e përgjithshëm të gjendjes në terren, sot ka kërkuar nga Agjencia për Menaxhimin e Emergjencave (AME) ngritjen e nivelit të gatishmërisë në nivel kombëtar.

Veliu ka thënë se MPB-ja, përmes AME-së, me vëmendje të shtuar është duke përcjellë gjendjen aktuale të vërshimeve të pjesshme si pasojë e reshjeve të shiut.

“Deri më tani në Komunën e Gjakovës, Malishevës, Rahovecit, Drenasit dhe Suharekës ka pasur vërshime të pjesshme, derisa ekipet e AME-së janë në terren duke vepruar sipas nevojës dhe rrethanave. Në komunat tjera situata momentalisht është e qetë dhe nën kontroll. AME-ja do të koordinojë të gjitha veprimet operacionale me shtabet komunale, për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme, por edhe për t’i ndihmuar këto shtabe si me personel ashtu edhe me mjete. MPB-ja do të informoi qytetarët në rast të përkeqësimit të gjendjes aktuale”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ndeshje spektakolare ishte ajo që u zhvillua në Colorado mes…