Veliu: Kemi plan për parandalimin e ndonjë incidenti të mundshëm pas zhvillimeve me Specialen
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, ka komentuar zhvillimet e fundit dramatike rreth Gjykatës Speciale.
Ai ka thënë se gatishmëria e të akuzuarve për bashkëpunim me Hagën ka vërtetuar pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë.
“Gatishmëria për bashkëpunim me prokurorinë speciale e të akuzuarve vërteton pjekurinë politike dhe idealin që ka pasur lufta jonë”, ka thënë ajo.
Veliu ka thënë se kanë edhe një plan për të parandaluar ndonjë incident të mundshëm pas këtyre zhvillimeve.
“Policia ka inkorporuar në planin e saj, përfshinë masat që kanë mbrojtjen e zonave në popullsi të përzier në rast të ndonjë incidenti të mundshëm por edhe plani që përmban të gjitha skenarët e mundshëm. Policia ka vendosur që të gjitha mjetet për t’u përgjigjur në një situatë të mundshme. Është rritur niveli i gatishmërisë”, ka thënë Veliu.