Veliu kërkon mbylljen e shkollave edhe në veri të Kosovës

12 mars 2020 | 12:20

Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim koordinues me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, për të ndërmarrë të gjitha veprimet që kanë dalë pas vendimit të Qeverisë, për masat parandaluese të koronavirusit.

Më këtë rast, Veliu ka kërkuar nga policia që të ndërmarrë të gjitha veprimet sipas këtij vendimi, dhe ka kërkuar në veçanti që të gjitha shkollat që veprojnë në veri të Kosovës dhe që punojnë me plan-programe të Serbisë të mbyllen sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë takim është konstatuar që tashmë janë bërë të gjitha veprimet e duhura dhe tashmë të gjitha ato shkolla janë të mbyllura dhe do të vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllura, deri në vendimin tjetër të Qeverisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka vënë në funksion të gjitha mekanizmat e sigurisë që veprojnë në kuadër të përgjegjësi vetë Ministrisë së Punëve të Brendshme, që të jenë në gatishmëritë plotë për çfarëdo nevoje në menaxhimin e pandemisë që ka përfshirë shumë vende të botës.

Ministri Veliu ka kërkuar nga qytetarët e Kosovës që të kenë maturi, të ruajnë qetësinë dhe të ndjekin me kujdes të gjitha udhëzimet që dalin nga institucionet e vendit, sepse sipas tij vetëm kështu të gjithë së bashku do të tejkalojmë këtë situatë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e shkollave për shkak…