Veliu komenton rikthimin e fondeve të MCC-së për Kosovën

07 qershor 2020 | 15:07

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, e ka publikuar një fotografi me përfaqësuesin special të ShBA-së për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka shkruar se bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës rezulton në veprime dhe projekte konkrete.

“Miqësia, besnikëria dhe bashkëveprimi i ndërsjellë mes ShBA-ve dhe Kosovës, fryt i vizionit perëndimor euroatlantik, rezulton në veprime dhe projekte konkrete. Dje MCC ka zhbllokuar fondin prej mbi 200 milionë dollarësh menjëherë pasi që Qeveria e Kosovës largoi pengesat për vazhdimin e dialogut”, ka shkruar Veliu.

(M.K /Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Modeluesja Afrona Dika, bashkëshortja e këngëtarit Blero, ka “mahnitur” edhe…