
Veliu kujton heroin Shkëlzen Haradinaj në 21-vjetorin e rënies
16 prill 2020
| 16:24
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka përkujtuar Shkëlzen Haradinajn në 21-vjetorin e rënies, i cili me bashkëluftëtarët e tij u flijua për ta jetësuar Kosovën e lirë dhe të pavarur.
“Gjithmonë, e sidomos në përvjetorë si ky, shprehim mirënjohjen dhe falënderimin më të thellë për heronjtë e Kosovës dhe familjet e tyre, të cilat dhanë më të dashurit që vendi ynë të frymojë i lirë”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” Veliu.
/Epoka e re/