Veliu: LDK-ja do të mbetet parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit
Sot shënohet 31-vjetori i themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, dega në Podujevë.
Me ketë rast, Agim Veliu ka uruar anëtarët, aktivistët e simpatizantët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Ai përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka shkruar se në ketë ditë nderojnë themeluesin e LDK-së ish-presidentin Ibrahim Rugova si dhe të gjithë ata veprimtarë, aktivistë që kontribuuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci.
Veliu ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë.
“Sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e po ashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës. LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit. Urime!”, ka shkruar Veliu.
Postimi i plotë i tij:
Të nderuar anëtarë, aktivistë e simpatizantë të Lidhjes Demokratike të Kosovës,
Sot, në 31 vjetorin e themelimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës – dega në Podujevë, partisë së parë me vlera demokratike e institucionale, lëvizjes së parë politike në vend, uroj gjithë strukturat, aktivistët dhe votuesit e LDK-së, këtë ditë të rëndësishme për Podujevën por edhe gjithë Kosovën.
Kujtojmë dhe nderojmë sot themeluesin, arkitektin e Pavarësisë së Kosovës, Presidentin historik, Dr.Ibrahim Rugova si dhe gjithë veprimtarët, aktivistët që kontribuan dhe sakrifikuan jetën e tyre për mbrojtjen e bindjes dhe idealit të tyre për shtet të lirë, pavarësi e demokraci.
Lidhja Demokratike e Kosovës që nga themelimi i saj, ka qenë gjithmonë prijetare e proceseve të rëndësishme e të mëdha politike të vendit tonë, duke pasur mbështetjen dhe besimin e qytetarëve të saj, për çka edhe sot ju falënderojë gjithë juve votues besnik të LDK-së, për mbështetjen, përkrahjen, punën e aktivitetin tuaj në çdo kohë, e po ashtu edhe besimin që më dhatë mua në zgjedhjet e fundit, duke më votuar për të qenë deputet i juaji në Kuvendin e Republikës së Kosovës, përgjegjësi kjo që do ta kryej me nder dhe krenari, gjithmonë në shërbimin tuaj, për interesin e Shtetit të Kosovës.
LDK-ja ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë parti që prioritet ka interesat nacionale të vendit.
Urime!