Veliu: Në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së do ta them mendimin tim për koalicionin
18 mars 2020
| 18:40
Ministri i shkarkuar i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, para medieve ka thënë se kryesia e LDK-së do të merr vendim nëse do të dalin nga koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje.
“Do të bisedojmë në mbledhjen e Kryesisë dhe sigurisht do të vendosim. Do ta them mendimin aty”, ka thënë Veliu para se të hyjë në mbledhjen e Kryesisë së LDK-së.