Veliu nënshkruan të hënën marrëveshje bashkëpunimi me EUROPOL-in
24 korrik 2020
| 14:55
Ministria e Punëve të Brendshme dhe EUROPOL-i do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Ceremonia e nënshkrimit do të mbahet të hënën, më 27 korrik, duke filluar nga ora 10:00, në ambientet e objektit kryesor të MPB-së.
Në ceremoni do të marrin pjesë edhe Nataliya Apostolova, shefe e Zyrës së BE-së/Përfaqësuese e Posaçme e BE-së në Kosovë, Rashit Qalaj, drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, si dhe të ftuar tjerë nga institucione vendore e ndërkombëtare. /Epoka e re/