Veliu: Nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit

04 tetor 2022 | 13:28

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu, ka thënë se “Qeveria e shpresës” çdo ditë e më shumë po e tregon fytyrën e vërtetë.

Ai ka theksuar se ndodhi greva në sektorin publik dhe kjo qeveri po tregon se është qeveri e ndëshkimit.

“Po vërtetohet se Kurti me kabinetin e tij qëllimisht iu shmang dialogut dhe ndërprerjes së grevës në arsim me qëllim që t’i tregojnë ‘muskujt’ karshi mësimdhënësve. Ndodhi ajo që edhe mund të pritej, qeveria e mashtrimit ndëshkoi mësimdhënësit dhe duke mos ua procesuar pagat, i la pa bukën e gojës mbi 20 mijë familje”, ka shkruar Veliu në “Facebook”.

Ai ka theksuar se në kohën e inflacionit më të lartë që nga paslufta, ngritjes enorme të çmimeve dhe kur qeveria e mashtrimit po paralajmëron dimër të rëndë energjetik, shumica e mësimdhënësve nuk do të marrin paga as në nëntor.

“Pagat e tyre do të jenë peng i bankave, duke paguar dy këste të kredisë e me kamata ndëshkuese. Prandaj, më shumë se kurrë nevojitet reagim dhe presion opozitar e qytetar mbi qeverinë e mashtrimit që pagat e mësimdhënësve të procesohen menjëherë”, ka shkruar Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-Avokati i Popullit, Hilmi Jashari, ka folur për çështjen e…