Veliu nga Gaziantepi kalon te Istanbulspori  

16 shkurt 2023 | 13:46

Valmir Veliu, ish-lojtari i Llapit në Kosovë, do të largohet nga skuadra e Gaziantep për të nisur një eksperiencë të re në elitën turke me skuadrën e Istanbulspor.

Sulmuesi do të përfundojë lëvizjen ditën e nesërme teksa bëhet fjalë për një huazim deri në fundin e sezonit.

22-vjeçari është pjesë e Kosovës teksa me “dardanët” numëron edhe një paraqitje. Tashmë Veliu përgatitet të nisë një eksperiencë të rëndësishme në Turqi te Istanbulspor që ndër të tjera njihet edhe si klubi i shqiptarëve duke qenë se aty aktivizohen Guri, Rroca, Et’hemi, Loshaj apo edhe Topalli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, ia ka vendosur një…