Veliu: Nuk mbahet mend që kryetari i parlamentit të ketë qenë person jopartiak
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu i ka dalë në mbrojtje kryeministrit Avdullah Hoti, ndërsa i është kundërpërgjigjur kryetares së Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Veliu ka thënë se në historinë e parlamentarizimit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i parlamentit të ketë qenë person jopartiak.
Ai po ashtu ka theksuar se nuk mbahet mend kërcënimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera.
“Në historinë e parlamentarizmit demokratik nuk mbahet mend që kryetari i Parlamentit të ketë qenë person jo partiak! Po ashtu, nuk mbahet mend kërcimi i kryetarit të Parlamentit në parti tjera”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani një ditë më parë e ka quajtur kryeministrin Hoti arrogant.
Kjo deklaratë e Osmanit erdhi si përgjigje ndaj deklaratës së fundit të Hotit, i cili tha se Osmani çdo herë e ka pasur gabim.
(M.Q / Epoka e re)