Veliu nuk raporton në komisionin parlamentar për siguri
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu nuk i është përgjigjur ftesës së Komisionit parlamentar për Punë të Brendshme dhe Siguri për të raportuar lidhur me shkarkimin e ish- drejtorit të Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj dhe shuarjen e Task Forcës.
Kryetarja e këtij komisioni, Fatmire Kollçaku e ka konsideruar papërgjegjësi mos ardhjen e ministrit Veliut për raportim.
Deputetja e LV-së ka propozuar hetim parlamentar duke krijuar komision hetimor për shuarjen e Taskë Forcës anti-korrupsion.
Edhe deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi e ka vlerësuar si të papranueshëm injorimi i ministrit Veliu për raportim në këtë komision.
“Ne kemi ofruar data dhe ai nuk gjen mundësi. Përgjigja e tij se e ka agjendën e zënë është kamuflim dhe papërgjegjësi e plotë sepse është dashur të arsyetoj agjendën më të rëndësishme sesa raportimit para komisionit dhe deputeteve kjo qeveri duhet ta ndal arrogancës në fund të fundit policia është e Kosovës e jo e partive politike”, ka deklaruar ajo.