Veliu paralajmëron mbledhjen e Këshillit të Sigurisë për rastin në Karaçevë

14 gusht 2020 | 12:45

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka bërë me dije se është duke kompletuar informacionet rreth hyrjes së xhandarmërisë serbe në territorin e Kosovës.

Ai ka treguar se pas mbledhje se këtyre informacioneve do të raportojë në Kuvend.

Ai ka paralajmëron se kjo çështje do të diskutohet edhe në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë.

“Unë jam duke e kompletuar informacionin në tërësi se çka ka ndodh në Karaçevë, e kam pas një takim me komandantin e KFOR-it me të cilin e kam diskutuar situatën dhe i kam marrë informacionet e drejtpërdrejta nga ai, jemi në pritje të një mbledhje të Këshillit të Sigurisë Kombëtare në të cilën do ta diskutojmë situatën e krijuar dhe çka ka ndodhë në Karaçevë, dhe pas kompletimit të të gjitha informacioneve unë sigurisht do të raportoj në komisionin parlamentar por nëse është nevoja edhe në Kuvendin e Republikës së Kosovës”, ka thënë Veliu në një konferencë për media,  pas takimit me kryetarin e Pejës Gazmend Muhaxheri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Punëve të Jashtme dhe e Diasporës e Republikës…