Veliu: Pjesëtarët e policisë të kompensohen dhe stimulohen për punë
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi, me të cilën ka diskutuar për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë Covid-19.
Në profilin e tij në “Facebook”, Veliu ka shkruar se në takim ka theksuar përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.
Postimi i plotë i Veliut:
Sot prita në takim Kryetaren e Sindikatës së Policisë së Kosovës, Valbona Kamberi dhe Ragip Ajeti, përfaqësues i Degës së Sindikatës në Gjilan.
Diskutuam për kushtet dhe sfidat me të cilat po ballafaqohen pjesëtarët e Policisë së Kosovës, në menaxhimin e situatës së pandemisë COVID-19
Theksova përkrahjen e fuqishme për Policinë e Kosovës dhe përpjekjen maksimale që të gjithë pjesëtarët e Policisë të kompensohen dhe stimulohen për punën dhe angazhimin e tyre gjatë kësaj periudhe.