Veliu: Po punojmë të dalim të parët

09 janar 2021 | 20:32

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, po është i bindur se partia e tij mund që sërish të dal e para në zgjedhjet e 14 shkurtit. Kjo pavarësisht sondazheve të cilat partinë e tij e vendosin të tretën në rezultate.

Veliu sot me anë të një postimi në “Facebook” ka njoftuar se ka takuar degën e LDK-së në Malishevë.

Ai ka thënë se partia e tij do të punojë shumë që të del para në këto zgjedhje.

Postimi i plotë i Veliut:

Në takim me Kryesinë dhe strukturat e Degës së LDK-së në Malishevë.

Bashkë biseduam për zgjedhjet nacionale të 14 shkurtit, përgatitjet dhe koordinimet e përbashkëta që do t’i kemi.

LDK do të punoj shumë që të del e para në këto zgjedhje në Malishevë por edhe në gjithë Kosovën fal punës dhe angazhimit të secilit aktivist e anëtar të saj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, sot ka qëndruar në…