Veliu pret në takim ambasadorin gjerman, temë diskutimi vizat

25 gusht 2020 | 15:17

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka pritur sot në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovës, Joern Rohde, me të cilin ka biseduar për tema të ndryshme që kanë të bëjnë me çështjet e sigurisë në vend, aktualitetin politik, si dhe për bashkëpunimin e mirë në projekte që përmirësojnë jetën dhe mirëqenien e qytetarëve.

“Ambasadorin z. Rohde e njoftova me prioritetet për Ministrinë e Punëve të Brendshme, ku rol kyç ka luftimi i të gjitha formave të krimit. Në mënyrë të veçantë diskutuam çështjen liberalizimit të vizave, proces në të cilin përkrahja gjermane është jetike. Diskutuam edhe për procese tjera të rëndësishme siç është njohja e ndërsjellë të patentshoferëve”, ka shkruar Veliu në llogarinë e vet në “Facebook”.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjetër Doda ka vendosur gjithmonë të ndjek ëndrrat e tij.…