Veliu priti në takim Ipeshkvin e Kosovës, bisedojnë për pandeminë Covid-19

25 qershor 2020 | 17:15

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka pritur në takim ipeshkvin e Ipeshkëvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, me të cilin ka biseduar për situatën e përgjithshme në Kosovë, me fokus menaxhimin e situatës me COVID-19.

Me këtë rast, ministri Veliu ka falënderuar ipeshkvin Dodë Gjergji për rolin e tij dhe të kishës katolike në Kosovë, në sensibilizimin e të gjithë qytetarëve, në veçanti atij të besimit katolik për respektimin e udhëzimeve të Qeverisë së Kosovës, sa i përket masave ndaj virusit Covid-19, raporton “Epoka e re”.

Po ashtu, ministri Veliu e ka vlerësuar frymën civilizuese që po vazhdon të ndiqet nga krerët e besimeve fetare në Kosovë, në respektimin e të gjithë qytetarëve,pavarësisht besimit të cilit i takojnë.

Ndërsa Imzot Dodë Gjergji, ka uruar ministrin Veliu për detyrën, duke shprehur gatishmërinë e tij, se do të vazhdojnë të ndikojnë në ruajtjen e paqes dhe sigurisë në Kosovë, si faktor i unitetit në mes të besimeve në vendin tonë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, rreth orës ‪‪13:00 në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan,…