Veliu priti në takim lamtumirës ambasadorin e OSBE-së në Kosovë

16 dhjetor 2020 | 16:58

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu ka pritur në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu.

Në këtë takim, ministri Veliu ka falënderuar ambasadorin Braathu dhe OSBE-në në Kosovë për angazhimin dhe bashkëpunimin e tyre në ndërtimin e institucioneve dhe demokratizimin e tyre si dhe për përkrahjen e vazhdueshme që ka dhënë për Ministrinë e Punëve të Brendshme në fushën e sigurisë dhe ngritjen e kapaciteteve të agjencive që funksionojnë në kuadër të kësaj ministri.

Edhe ambasadori Braathu e ka falënderuar ministrin Veliu për gatishmërinë e tij të bashkëpunimit në mes të OSBE-së dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe në përgjithësi organeve të sigurisë në vend, dhe e ka siguruar atë që ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka folur përsëri rreth zgjedhjes…