Veliu: Qeverisë ia bëjmë shumicën në Kuvend për tema të mëdha
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka deklaruar se kjo parti politike është e gatshme t’ia bëjë shumicën Qeverisë në Kuvend vetëm për temat e mëdha.
Pas tryezës së thirrur nga PDK-ja, Veliu ka theksuar se për ta dhënë këtë kontribut LDK-ja duhet t’i di edhe afatet kohore për zgjedhjet.
“LDK-ja është e gatshme nëse arrijmë marrëveshje për të krijuar një shumicë për temat e mëdha, jo për tema të ditës. Pra, për temat e mëdha që janë me interes nacional LDK-ja është e gatshme që të kontribuoj, por sigurisht për ta dhënë këtë kontribut dhe për ta mbështetur Qeverinë, ne duhet t’i dimë edhe afatet kohore”, ka thënë Veliu, raporton “Epoka e re”.
Sipas tij, nëse nuk arrihet marrëveshje për tejkalimin e temave të mëdha, LDK-ja do të veprojë ashtu siç është deklaruar më parë, që synim ka rrëzimin e Qeverisë.
/Epoka e re/