Veliu: Sejdiu mund të jetë i pakënaqur, por s’mund të thotë se janë kërcënuar delegatët
03 gusht 2019
| 11:50
Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka thënë se ish-Presidenti Fatmir Sejdiu, mund të jetë i pakënaqur pasi që nuk ka dalë fitues në Kuvendin Zgjedhor të LDK-së.
Ai ka thënë se nuk mund të thuhet se janë kërcënuar 355 delegatët e Kuvendit Zgjedhor.
“Ndodhi ajo që është pritur. Ecuria e kuvendit ka qenë shumë e rregullt dhe shumë normale. Është respektuar çdo rregull dhe nuk ka pasur asnjë shkelje. Fatmir Sejdiu mund të jetë i pakënaqur pasi që nuk ka arritur ta fitojë nominimin”.
“Nuk mund të thuhet se janë kërcënuar 355 delegatë të kuvendit Zgjedhor, kjo është e pabesueshme”.