Veliu takohet në Romë me drejtorin e Policisë së Italisë
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, gjatë vizitës në kryeqytetin e Italisë, në Romë, së bashku me ushtruesin e detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti, janë pritur në takim nga drejtori i Policisë së Shtetit të Italisë,Franco Gabrielli.
Me këtë rast, Veliu ka theksuar se me nënshkrimin e marrëveshjes për bashkëpunim policor, policitë e dy shteteve do të kenë një mjet shtesë në dispozicion për të forcuar bashkëpunimin, shkëmbyer përvoja, por më e rëndësishmja forcuar bashkëpunimin bilateral, në parandalimin dhe luftimin e të gjitha formave të krimit, terrorizimit dhe ekstremizmit të dhunshëm.
Në njoftimin e MPB-së është thënë se drejtori i Policisë së Shtetit të Italisë ka vlerësuar bashkëpunimin e deritashëm me Policinë e Kosovës, veçanërisht në fushën kundër terrorizmit dhe shprehu përkushtimin për avancim të bashkëpunimit në përkrahje për përforcimin e kapaciteteve të saj.