Veliu takon kryetarin e OEK: Shqyrtuam mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese
24 gusht 2020
| 13:14
Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu, ka zhvilluar sot një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqin.
Veliu ka njoftuar se gjatë këtij takimi është diskutuar për situatën e përgjithshme rreth menaxhimit të pandemisë Covid-19. “Jemi të vetëdijshëm që ky sektor është goditur më së shumti si pasojë e masave kufizuese, andaj shqyrtuam mundësinë e heqjes së disa kufizimeve për biznese. Po ashtu, biseduam edhe për format e angazhimit tonë të përbashkët për vetëdijesimin e bizneseve në zbatimin e masave mbrojtëse”, ka shkruar Veliu në profilin e vet në “Facebook”.