Veliu thotë se po presin përgjigje nga LV-ja për ofertën e fundit

21 janar 2020 | 11:16

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Agim Veliu, ka folur sot për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje, duke sqaruar se ata i kanë bërë ofertë Lëvizjes Vetëvendosje dhe janë duke pritur përgjigje nga ana e tyre.

“Ne e kemi bërë ofertën tonë për Lëvizjen Vetëvendosje. Po i presim ata që të japin përgjigjen e tyre. Nuk mund të preudukoj se çka do të ndodhë në mbledhje të Kryesisë. Ne do ta mbajmë atë dhe të shohim se çfarë vendimesh do të nxjerrim”, ka thënë Veliu.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një tërmet i lehët është ndier para pak çastesh në…