Veliu tregon se cila është gjendja shëndetësore e Isa Mustafës pas kthimit nga Gjermania
13 prill 2018
| 21:55
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), njëherësh kryetar i Podujevës, Agim Veliu, ka vlerësuar se ende është herët që dikush të deklarohet si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK’së. Ai ka treguar se ka takuar Isa Mustafën pasi është kthyer nga Gjermania.
“Unë jam takuar me Mustafën. Ai tashmë është duke e marrë veten. Për momenti n gjendja e tij është e mirë. I duhet që t’i bëjë edhe disa trajtime, por gradualisht po e merr veten”, ka thënë ai në një intervistë në “T7”.
Ai ka thënë se Mustafa shumë shpejt do të dalë të falas edhe publikisht për gjendjen e tij dhe punët që po bëhen në parti.