Veliu: Vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjigjen institucioneve

30 mars 2020 | 13:16

President i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar të hënën një takim me ambasadorët e shteteve të Kuintit, me të cilët ka folur për kompetencat kushtetuese për daljen nga kriza politike si dhe takimet me liderët e partive politikë, në lidhje me mundësinë e krijimit të një qeverie të re.

Sipas presidentit Thaçi, Kosova ka nevojë për një qeveri që do të sjellë stabilitet, unitet sa më të madh politik e qytetar, që do të jetë gjithëpërfshirëse dhe e orientimit të qartë euroatlantik.

Ftesës së presidentit Thaçi, pritet t’i përgjigjet edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Nënkryetari i kësaj partie, Agim Veliu, ka thënë për gazetën “Blic”, se vetëm ata që janë të çmendur nuk i përgjigjen ftesës së presidentit, duke shtuar kështu se ata do t’i japin përgjigje presidentit edhe për mundësinë e krijimit të një qeverie gjithëpërfshirëse.

“Kur të kemi ftesë ne sigurisht do të i përgjigjemi presidentit, nuk kemi asnjë arsye mos me iu përgjigj ftesës së presidentit. Vetëm ata që janë të çmendur bëjnë veprime kundërkushtetuese dhe nuk i respektojnë institucionet e shtetit, ata që janë të çmendur dhe nuk janë të përgatitur me udhëheqë me institucionin. Është normale që në këtë situatë presidenti me i bërë të gjitha përpjekjet me e tejkaluar këtë situatë. Ato janë çështje të presidentit, LDK-ja në momentin që merr ndonjë ftesë për takim, ajo i ka organet e saja, i shqyrtojmë dhe i japim përgjigje presidentit”, ka thënë Veliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) është duke e mbështetur pakon…