Veliu vlerëson lartë punën e Agjencisë së Kosovës për Forenzikë

04 gusht 2020 | 14:20

Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Agim Veliu, ka vizituar të martën Agjencinë e Kosovës për Forenzikë (AKF).

Veliu në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se gjatë kësaj vizite, i ka ofruar mbështetje të plotë kësaj agjencie.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se u është mirënjohjes partnerëve ndërkombëtarë për ngritjen dhe avancimin e AFK-së.

“Me këtë rast vlerësova punën që po bën kjo agjenci, dhe ofrova mbështetje për nevojat specifike, sidomos në akreditime ndërkombëtare të laboratorëve dhe mirëmbajtjen e sistemeve nacionale. U jemi mirënjohës partnerëve ndërkombëtarë, në veçanti ShBA-së, për ndihmën e dhënë në ngjitjen dhe avancimin e kësaj agjencie”, ka shkruar Veliu. /Epoka e re/

https://www.facebook.com/AgimVeliu/posts/1723832491097098

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK) i është…