Veliu, ‘ylli i javës’ në Superligë

28 shkurt 2022 | 14:59

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “ylli i javës”, për lojtarin më të mirë të xhiros.

Për xhiron e 22-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Llapi, Valmir Veliu.

“Sulmuesi anësor i llapjanëve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren bindëse që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Malishevës, me rezultat 3:0. Ai shënoi dy gola në këtë ndeshje duke qenë më i merituari për fitoren e 11-të të skuadrës së tij në këtë edicion”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Për Valmir Veliun kjo është hera e dytë në këtë edicion që shpallet “ylli i javës”, pasi këtë çmim e kishte fituar edhe në javën e 10-të, kur po ashtu kishte shënuar dy gola. Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar KF Llapi që ta përforcojë pozitën e katërt në renditje në BKT Superligë me 39 pikë, duke e ruajtur hapin me skuadrat e kreut në garën për titull. Çmimin “ylli i javës” për futbollistin e KF Llapi, Valmir Veliu e ndau Ferat Klisurica, senior specialist në BKT.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleksii Reznikov, ka kryesuar delegacionin e…