Veljko Odaloviq: “Amerikanët u larguan nga kudo që ishin, Prishtina duhet të mendojë për këtë”

16 gusht 2021 | 14:30

Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë Kombëtare të Serbisë, Veljko Odaloviq ka deklaruar se pasi amerikanët u tërhoqën nga Afganistani, kjo do të thotë se talibanët kanë mposhtur Shtetet e Bashkuara dhe britanikët dhe të gjithë ata që kanë luftuar kundër tyre.

“Kudo që ishin amerikanët, ata u larguan nga ai vend, dhe Prishtina duhet të mendojë për këtë … “, tha ai për RTS, transmeton Klankosova.tv.

Kryengritësit talibanë, të cilët kontrollojnë gati dy të tretat e Afganistanit, kanë hyrë në kryeqytetin Kabul dhe kanë pushtuar pallatin presidencial. Ata njoftojnë se do të shpallin Emiratin Islamik të Afganistanit, por premtojnë se nuk do të hakmerren ndaj askujt, përcjell Kosovo Online.

Presidenti i Afganistanit është larguar tashmë nga vendi, transmeton Klankosova.tv.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënësi i Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi ka…