Vëllai i Ariana Grandes prish lidhjen treshe të dashurisë
01 shkurt 2019
| 11:31
Ariana Grande nuk është personi i vetëm në familjen e saj që thotë: “Faleminderit, vazhdojmë me tjetrin”. Frankie, vëllai i këngëtares së talentuar, kohët e fundit zbuloi se ka prishur lidhjen e tij të dashurisë me çiftin e martuar gay që i kishte njohur prej pesë muajsh.
Aktori 36-vjeçar konfirmoi se marrëdhënia e tij me Daniel Sinasohnin dhe Mike Pophisin kishte përfunduar. “Jam vetëm. Kam rreth një muaj që jam ndarë”, ka thënë ai për mediet amerikane.