Vëllai i Armend Mujës irritohet me Kurtin: Deputetët tuaj po u kërkojnë vëllezërve ta lëshojnë Kosovën
Vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, Gazmendi i ka reaguar ashpër kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti për një deklaratë që ky bëri dje në Kuvend.
Ndër të tjera, Kurti kishte thënë se “vëllezërit i kemi për te shpija”, duke aluduar në debatin e tij me kryetarin e SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj.
Gazmend Muja, ka thënë se thënia e Kurtit po realizohet edhe në jetën aktive të deputetëve të Vetëvendosjes që sipas tij janë duke aplikuar “masa të ashpra” ndaj familjarëve të tyre.
“Dje në Kuvendin e Kosovës – kryeministri nder te tjera tha se vëllezërit i kemi vetëm për të shpija! Është shumë e vërtetë se kjo thënia e tij po realizohet në jetën aktive tek disa deputetë e kësaj partie, madje duke praktikuar edhe masa më të ashpra ndaj familjarëve te tyre – deri tek kërkesat që vëllezërit të ikun diku jashtë vendit ose te shesin ‘farmerka e patika këtu në Kosovë!’ Pushteti dhe pozitat nganjëherë t’i verbon dy sytë, por familja dhe vëllezërit janë vet shteti!”, ka shkruar Gazmend Muja në llogarinë e vet në “Facebook”.