Vëllai i Bahri dhe Fahri Fazliut tregon se çfarë mori EULEX-i nga banesa e tyre
Fadil Fazliu, vëllai i dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu, ka treguar se EULEX-i ia ka marrë nga banesa e tyre telefonin e tij e laptopin e punës.
Ai ka sqaruar se i është marrë edhe telefoni i djalin edhe pse në vendim nuk ishte evidentuar që të konfiskohet.
Falziu ka pohuar se sjellja e prestarëve të EULEX-it ka qenë korrekte dhe se nuk kanë kërkuar diçka konkrete përpos që kanë kontrolluar.
“Telefoni që ka fotografi familjare e shoqërore, laptopin e punës që punoj në KEDS. Më erdhe keq që edhe telefonin e djalit e morën, nuk e kishin në letër”.
“Sot është banesë e të gjithëve. Nuk ka kryeministër që s’u kanë këtu. Sjellja e tyre ka qenë korrekte. Të gjitha dokumente që i kanë marrë i ka kthyer në vend. Kanë kontrolluar, kanë pasur foto e dokumente të UÇK-së, por nuk u interesuan”, ka thënë Fazliu.
Ndërsa avokati Artan Qerkini i ka quajtur të kota bastisjet e EULEX-it në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri dhe Fahri Fazliu.
Qerkini ka thënë se gjatë bastisjeve, nuk është sekuestruar asnjë provë, përveç disa dokumenteve të cilat kanë qenë publike. /EO