Vëllai i dëshmorit Hafir Shala kalon në AAK
28 shtator 2019
| 15:25
“Lajm i mirë aderimi në Aleancë i Bashkim Shalës nga Malisheva, vëlla i dëshmorit të kombit Hafir Shala”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj.
“Bashkimin, i cili jeton dhe vepron në Graz të Austrisë, e falënderova për kontributin në ruajtjen dhe ngritjen e vlerave kulturore e arsimore të vendit tonë përmes shoqatës “Atdheu”, si kryetar i saj. E sigurova se diaspora jonë, si krah i djathtë i Kosovës, do ta ketë gjithmonë kujdesin tonë të veçantë”, ka shkruar Haradinaj.
/Epoka e re/