![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/08/donjeta-pajazitaj.jpg)
Vëllai i Donjeta Pajazitit: Jemi ndier të prekur, e kuptojmë dhimbjen e familjes nga Ferizaj
Vëllai i Donjeta Pajazitit, Shkëlqimi, deklaroi se ngjarja e djeshme e vrasjes së 18-vjeçares në Ferizaj e ka bërë të ndihet shumë keq atë dhe familjen e tij ashtu – si edhe gjithë shoqërinë tonë kosovare.
“Ne pak a shumë e kemi pasur të njëjtën dhimbje dhe e kuptojmë tani edhe dhimbjen e familjes së vajzës nga Ferizaj. Jemi ndier shumë të prekur, na ka tronditur. Ishalla drejtësia e zbulon sa më shpejt dhe ia jep një dënim të merituar vrasësit”.
Ndërkaq, në lidhje me rastin e motrës së tij, Donjetës, ai për emisionin Info Magazine në Klan Kosova u shpreh se ka pasur një lloj dështimi në drejtësi, sepse siç tha, s’janë zbuluar të gjithë autorët e krimit dhe arsyeja se pse ka ndodhur vrasja.
“Meqenëse sot teknika ka përparuar shumë dhe me kamera, ishalla punojnë sa më mirë e shpejtë organet e rendit dhe të dihen bashkëpunëtorët”, përfundoi ai.