Vëllai i heroit Rexhep Tafa, Sadri Tafa, kandidat i Nismës për këshilltar komunal në Gjakovë
10 gusht 2021
| 19:30
Sadri Tafa, vëlla i heroit Rexhep Tafa, dhe djali i mësuesit të parë në trevën e Hasit të Dushkajës, Sadri Tafa, është zyrtarizuar sot kandidat për këshilltar komunal i Nismës Socialdemokrate në Gjakovë për zgjedhjet lokale.
Kryetari i degës së Nismës në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka theksuar se Familja Tafa njihet për kontribut të çmuar për vendin në shumë periudha, edhe në luftën çlirimtare.
“Është nder për Nismën dhe institucionet vendit të kenë të inkuadruar në pozita institucionale njerëz si Sadriu.
Të uroj suksese Sadri në ketë rrugë të re.
Do ta kesh përkrahjen time e të Nismës!”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.