Vëllai i ish-presidentit: Mungesa e Hashimit, dhimbje e madhe

19 mars 2025 | 14:09

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj po mbahet e pamja në nderim të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçit, i cili ka vdekur të dielën në moshën 87-vjeçare.

Gani Thaçi, vëllai i ish-presidentit i ka falënderuar të gjithë ata që po vijnë për ta ngushëlluar familjen.

Thaçi ka thënë se mungesa e ish-presidentit në këto dhimbje e madhe për familjen.

“Mungesa është e madhe. Së pari është mungesa për prindin, dhimbje e madhe është që nuk është Hashimi, se ky prind i joni na ka rritur, na ka edukuar, na ka frymëzuar, të gjitha na ka dhënë. Tash pas luftës, pas çlirimit, mos me pas mundësi frymën e fundit me dhënë afër djalit, që mos me qenë modest në këtë rast është njeri i madh”, ka thënë ai.

Ai ka thënë se shpreson që vëllai i tij do të lejohet këto ditë ta vizitojë familjen.

Më tutje, Thaçi ka thënë se moslejimi i presidentit për të marrë pjesë në varrim është padrejtësi.

Gani Thaçi, me këtë rast ka thënë se i kanë kryer të gjitha procedurat dhe shpreson që Haga do ta lejojë ish presidentin ta vizitojë familjen e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj…